Seanca e shtatëmbëdhjetë e KSHPK-së
Në bazë të nenit 22 të Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 12/19) dhe nenit 9 të Rregullores së Punës së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Kryetari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, solli:
VENDIM
për thirrje të seancës së 17 (shtatëmbëdhjetë) të
Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit
Seanca do të mbahet me datë 15.04.2025 (e martë), me fillim në ora 11:00, përmes platformës së komunikimit ZOOM, me propozimin e mëposhtëm,
RENDI I DITËS
- Raport nga kontrolli i kryer kundërkorrupsion në legjislacionin për dispozitat që kanë të bëjnë me lëshimin e licencave, miratimeve, lejeve për punë të objekteve të hotelerisë dhe të ngjashme, si dhe për mbikëqyrjen në Ligjin për veprimtari hoteliere, Ligjin për mbrojtje dhe shpëtim, Ligjin për mbikëqyrje inspektuese, Ligjin për vetëqeverisje lokale, Ligjin për mbrojtje nga materiet eksplozive dhe Ligjin për tregtimin e materieve eksplozive.
- Raport nga kontrolli i kryer kundërkorrupsion në legjislacionin e Ligjit për qasje të lirë në informata me karakter publik.
- Raport nga kontrolli i kryer kundërkorrupsion në legjislacionin për nenin 14 të Rregullores për mënyrën e zbatimit të përzgjedhjes gjatë shpërndarjes, si dhe gjatë avancimit dhe mënyrën e realizimit të sistemit të karrierës së punonjësve në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
- Pyetje dhe propozime.