Standarde për organet, politikat dhe praktikat parandaluese kundër korrupsionit sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit më datë 20.2021, në hotel Aleksandër Pallas – Shkup, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe me mbështetjen e Aksionit kundër krimit ekonomik në Maqedoninë e Veriut, si pjesë e programit të përbashkët të Bashkimi Evropian / Këshilli i Evropës “Instrumenti horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022”, mbajti një tryezë të rrumbullakët me temë: “Standardet për organet, politikat dhe praktikat parandaluese kundër korrupsionit sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit”.
Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendase dhe organizatave të shoqërisë civile nga fusha e parandalimit të korrupsionit, si dhe përfaqësues të delegacioneve dhe organizatave të huaja ndërkombëtare. Tryeza e rrumbullakët u mbajt në dy panele, në të cilën u prezantuan detyrimet që dalin nga neni 5 dhe neni 6 të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit, harmonizimi i legjislacionit dhe praktikave të mira dhe sfidat në zbatimin e standardeve për organet dhe politikat parandaluese kundër korrupsionit.