Takim i mbajtur me përfaqësuesin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, David Myers, shef i departamentit politik dhe ekonomik
Më datë 7 gusht 2023, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit zhvilloi takim me përfaqësuesin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, David Myers, Shef i Departamentit Politik dhe Ekonomik.
Në takim u diskutua për statusin dhe kompetencat ligjore të KSHPK-së, për rezultatet e arritura, si dhe për aktivitetet e saj të tanishme dhe të planifikuara.
Kryetarja e KSHPK-së Biljana Ivanovska dhe anëtarët e pranishëm të KSHPK-së e njohën shkurtimisht përfaqësuesin e Ambasadës Amerikane me mënyrën e zgjedhjes së kryetarit dhe anëtarëve të KSHPK-së, të rregulluar me Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit, i cili është treguar si transparent dhe pozitiv.
Nga ana e përfaqësuesit të Ambasadës së SHBA-së u theksua se USAID-i në vazhdimësi ofron mbështetje në lidhje me punën e KSHPK-së dhe kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Në fund të takimit, u shpreh kënaqësia nga takimi i realizuar si dhe gatishmëria për bashkëpunim të mëtejshëm.