Takim pune me Ambasadorin e Republikës së Turqisë, z. Fatih Ulusoy
Kryetari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Adem Çuçul, mbajti takim pune me Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Fatih Ulusoy.
Kryetari Çuçul e informoi ambasadorin Ulusoy për statusin dhe kompetencat ligjore të KSHPK-së, aktivitetet aktuale dhe të planifikuara, si dhe sfidat me të cilat përballet në punën e saj.
Në takim u diskutua për mbështetjen e mundshme të KSHPK-së nga ana e Ambasadës së Republikës së Turqisë përmes Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA, si dhe për vendosjen e bashkëpunimit të KSHPK-së me institucionet në Republikën e Turqisë përgjegjëse për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit.
Ambasadori Ulusoy theksoi rëndësinë e luftës kundër korrupsionit për përparimin e përgjithshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke potencuar rolin e rëndësishëm të KSHPK-së në këtë fushë.
Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë nga takimi dhe gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen.















