Thirrje për aplikim për kursin e 3-të të IACA-së “Korrupsioni dhe mashtrimet në prokurimet publike”
Projekti “Mbështetja e BE-së për sundimin e ligjit”, në bashkëpunim me Akademinë Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit (International Anti-Corruption Academy – IACA), me kënaqësi të veçantë u ofron një numri të kufizuar nëpunësish shtetërorë mundësinë që të avancojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në fushën e luftës kundër korrupsionit, përmes kursit akademik hibrid për korrupsion dhe mashtrime në prokurimet publike, i cili fillon më 16 prill 2026.
Kandidatët e interesuar ftohen të shprehin interesimin e tyre në aplikacionin/letrën e motivimit në gjuhën angleze dhe ta dërgojnë atë në adresën e mëposhtme të e-mailit: sashenka.gramatova-ljuben@rolaw.mk, jo më vonë se 6 shkurt 2026.
Detajet shtesë dhe dokumentet janë të disponueshme në linkun vijues.









