Trajnim i mbajtur për përfaqësuesit e komunave në kuadër të projektit “Komunitete me integritet”
Në kuadër të projektit “Komunitete me integritet”, më 3 korrik 2025 u organizua një trajnim me temën “Bazat e sistemit të integritetit”, i dedikuar për personat e integritetit dhe përfaqësuesit nga gjashtë komunat partnere: Manastir, Bogovinë, Gazi Babë, Kumanovë, Shtip dhe Strumicë.

Qëllimi i trajnimit ishte forcimi i njohurive dhe kapaciteteve të pjesëmarrësve lidhur me rëndësinë e integritetit në institucione, kuadrin ligjor si dhe rolin dhe përgjegjësitë e personave për integritet. Përmes një kombinimi të pjesës teorike dhe ushtrimeve praktike, pjesëmarrësit diskutuan mënyrat për të identifikuar rreziqet nga korrupsioni, për të përmirësuar koordinimin e brendshëm dhe për të kontribuar në një qeverisje etike, transparente dhe të përgjegjshme.

Trajnimi u realizua nga Aleksandra Çavdarevska, person për integritet dhe Udhëheqëse e Sektorit për planifikim strategjik, bashkëpunim, projekte, analizë dhe edukim në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), e cila theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme institucionale.
Projekti “Komunitete me integritet” vazhdon të punojë me komunat për përmirësimin e sistemeve të integritetit përmes edukimit të vazhdueshëm, mentorimit dhe mbështetjes në zhvillimin dhe zbatimin e politikave dhe procedurave të brendshme.
Projekti “Komunitete me integritet” mbështetet nga Qeveritë e Zvicrës dhe Suedisë, dhe zbatohet nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI).
