Trajnim me temë: “Parandalimi i konfliktit të interesit”
Më 17 prill 2026, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit mbajti trajnim me temë “Parandalimi i konfliktit të interesit”, në të cilin morën pjesë drejtues nga Komuna e Kumanovës dhe anëtarë të Këshillit të Komunës. Në trajnim prezantoi Kate Zdravkoska, udhëheqëse e Sektorit për parandalimin e konfliktit të interesit, monitorimin e gjendjes pronësore dhe interesave, si dhe lobimin pranë Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Programi “Komunitete me integritet” zbatohet nga Instituti Nacional Demokratik (NDI) në komunat: Manastir, Bogovinë, Gazi Babë, Kumanovë, Makedonska Kamenicë, Negotinë, Strugë, Strumicë, Shtip dhe Shkup.
Programi ka për qëllim t’u ndihmojë komunave të krijojnë sisteme dhe praktika të forta të integritetit, të cilat minimizojnë rreziqet nga korrupsioni dhe rrisin besimin e qytetarëve, për të adresuar cenueshmërinë ndaj korrupsionit në nivel komunal, si dhe për të forcuar kapacitetet e shoqërisë civile dhe mediave për monitorimin e proceseve vendimmarrëse komunale dhe ofrimin e shërbimeve.
Programi do të kontribuojë që vetëqeverisjet lokale të kenë mekanizma më të fortë antikorrupsion në fushat kyçe të shërbimeve, të hapin proceset e tyre për kontroll publik përmes të dhënave të hapura dhe konsultimeve të rregullta publike, si dhe të forcojnë mekanizmat rregullatorë që ndikojnë në uljen e mundësive për korrupsion në nivel komunal.













