Trajnim për ISO 37001:2016 Sistemi i Menaxhimit Anti-Korrupsion
Sistemi i Menaxhimit Anti-Korrupsion ISO 37001:2016 është një mjet i ri biznesi nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizim, e cila e njeh korrupsionin si një nga problemet më të rëndësishme globale. Standardi anti-korrupsion ISO ofron udhëzime mbi funksionimin e një sistemi menaxhimi i krijuar për të ndihmuar një organizatë të parandalojë, zbulojë dhe reagojë ndaj ryshfetit dhe të jetë në përputhje me ligjet kundër ryshfetit dhe detyrimet vullnetare të zbatueshme për aktivitetet e saj.
Në kuadër të projektit “Aktivitet për Anti-Korrupsion dhe Integritet”, i financuar nga USAID, dhe i realizuar nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES), në ambientet e KSHPK-së u realizua një trajnim / leksion dy-orësh mbi temën “ISO 37001:2016 Sistemi i Menaxhimit Anti-Korrupsion”.
Обуката беше наменета за претседателот и членовите на ДКСК како и за вработените во Секретаријатот на ДКСК.
Trajnimi ishte i dedikuar për kryetarin dhe anëtarët e KSHPK-së si dhe për punonjësit e Sekretariatit të KSHPK-së.
Ligjërues të trajnimit ishin dr. Aneta Araudovska dhe dr. Goce Naumovski.
Pjesëmarrësve të trajnimit do t’u jepen certifikata.