Trajnim për përmirësimin e aftësive të komunikimit
Në datat 06 dhe 07 prill 2023, në hapësirat e Entit Shtetërore të Revizionit, me mbështetjen e Fondacionit Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES), punonjësit e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Entit Shtetëror të Revizionit morën pjesë në punëtorin, fokusi i së cilës ishte përmirësimi i aftësive të komunikimit dhe prezantimit.
Me qëllim transparencë më të madhe, llogaridhënie dhe hapje, si dhe promovimin më të suksesshëm të rezultateve në drejtim të rritjes së vetëdijes publike për fushat e parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit dhe gjendjet e përcaktuara dhe punën e ESHR-së, punonjësit e dy institucioneve gjatë punëtorisë dyditore përmes leksioneve të gazetares me përvojë Sllavica Arsova patën mundësinë të njiheshin me sfidat më thelbësore në komunikimin me mediat.
Temat kryesore të punëtorisë ishin teknikat dhe përgatitja për paraqitjen publike, mekanizmi për të përballuar frikën, aftësitë e prezantimit, si dhe shfaqjet televizive dhe radio: këshilla dhe teknika
Në fjalimet e tyre hyrëse të punëtorisë, Zonja Ioana Kosma, Drejtoreshë e IFES në Maqedoninë e Veriut, z. Maksim Acevski, Revizor Kryesor Shtetërorë, Zonja Biljana Ivanovska, Kryetare e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Zonja Slagjana Srbinovska nga USAID North Macedonia, së bashku theksuan mirënjohjen dhe angazhimin e tyre për vazhdimësinë e aktiviteteve të përbashkëta dhe bashkëpunimin me qëllim për të qenë “liderë në shoqëri“, si institucione me integritet të lartë, të cilat në kohë dhe në mënyrë transparente transmetojnë informacion për menaxhimin e fondeve publike dhe korrupsionin, duke rritur kështu vetëdijen publike dhe rritjen e besimit të qytetarëve në institucione.