Trajnim për promovimin e aspekteve ligjore dhe etike të integritetit në proceset e menaxhimit të burimeve njerëzore në institucionet e sektorit publik
Integriteti është themeli i qeverisjes së mirë në institucionet e sektorit publik, prandaj avancimi i politikave të integritetit dhe etikës paraqe kontribut në parandalimin e mundësive për shfaqjen e formave të ndryshme të korrupsionit dhe sjelljes joetike brenda institucioneve.
Për këtë qëllim, më 13.07.2023, në Hotel Park në Shkup u mbajt i pari nga tre trajnimet për promovimin e aspekteve ligjore dhe etike të integritetit në proceset e menaxhimit të burimeve njerëzore në institucionet e sektorit publik, në organizim të Ministrisë së Shoqërisë së Informatike dhe Administratës, Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
Promovimi i integritetit do të vazhdojë edhe këtë vit, pasi ai paraqet një përgjigje strategjike dhe të qëndrueshme ndaj rreziqeve të korrupsionit në sektorin publik të vendit tonë.