Trajnimi i mbajtur me temë “Masat kundër korrupsionit në INP dhe IEP”
Komisioni Shtetërorë për Parandalimin e Korrupsionit i përmbahet asaj se procesi i edukimit në vazhdimësi përfaqësonte dhe ende përfaqëson njërën nga prioritetet tona kryesore. Edukimi drejtpërdrejt kontribuon në ngritjen e një sistemi transparent, efikas, ekonomik dhe të qëndrueshëm të parandalimit të korrupsionit.
Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit znj. Biljana Ivanovska, me kërkesë të Drejtorisë për Ekzekutim të Sanksioneve, mbajti trajnim me temë “Masat kundër korrupsionit në INP dhe IEP”.
Trajnimi u mbajt në hapësirat e INP “Idrizovë”, ku dëgjues ishin personat udhëheqës të Administratës për Ekzekutim të Sanksioneve dhe IEP-së, me qëllim që të kontribuojnë në zhvillimin e sistemit penitenciar si segment i rëndësishëm i sistemit ndëshkues-përmirësues , me njohuritë e nevojshme për egzistencën e masave parandaluese për parandalimin e korrupsionit.
Në të njëjtën kohë, në kënaqësinë e përbashkët të përfaqësuesve të dy institucioneve, u arrit konkluzioni se është e nevojshme intensifikimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimi i mëtejshëm i njohurive dhe praktikave pozitive, me qëllim kontribuimin e përbashkët në luftën kundër korrupsionit.