Tryezë e rrumbullakët – bashkëpunimi i institucioneve për një luftë më efikase kundër korrupsionit
Korrupsioni është një nga problemet më të mëdha me të cilat përballet shoqëria maqedonase, dhe lufta efikase kundër tij kërkon përpjekje të përbashkëta dhe bashkëpunim të forcës midis institucioneve kompetente. Ky ishte mesazhi që u dërgua nga tryeza e rrumbullakët e cila u mbajt sot, e organizuar nga Ambasada e SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Zyra e SHBA për Zhvillimin e Prokurorëve dhe Trajnime (OPDAT) dhe USAID Maqedoni e Veriut, ku morën pjesë Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Prokuroria Publike dhe Enti Shtetëror për Revizion.
Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska, në fjalimin e saj theksoi se korrupsioni prek çdo segment të shoqërisë dhe se lufta kundër tij kërkon përgjegjësi kolektive, përkushtim, koordinim dhe transparencë. Korrupsioni sistematik dhe i thellë i inkorporuar pengon zhvillimin e shoqërisë dhe investimet në infrastrukturë, arsim, shëndetësi dhe mjedis jetësor. Funksionimi efikas dhe i koordinuar i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Prokurorisë Publike dhe Entit Shtetëror për Revizion është kyç për përballimin e suksesshëm të korrupsionit, theksoi kryetarja Dimitrovska.
Përveç kryetares Dimitrovska, fjalime mbajtën edhe Zëvendësambasadori i SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Nikol Varns, Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ljupço Kocevski, dhe Ndihmësdrejtori i Kryerevizorit Shtetëror, Marina Blazhevska.
Përfaqësuesit e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Prokurorisë Publike dhe Entit Shtetëror për Revizion (ESHR) diskutuan për sfidat me të cilat përballen në punën e tyre, praktikat pozitive nga bashkëpunimi i deritanishëm, si dhe mundësitë për thellimin dhe përmirësimin e tij në drejtim të një lufte më efikase kundër korrupsionit.