Tryezë e rrumbullakët për gjetjet e Raportit për hartimin e situatës në prokurimet publike dhe gjeneruesit kryesorë të korrupsionit
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit së bashku me IPA Projektin e BE-së “Mbështetje për sundimin e ligjit” më 10.10.2024 organizoi tryezë të rrumbullakët me aktorët kryesorë, në të cilën u diskutuan gjetjet e Raportit për hartimin e gjendjes në prokurimin publik dhe gjeneratorët kryesorë të korrupsionit, të cilën e prezantoi ekspertja znj. Sabina Fakiq.
Në fjalimin e saj, Kryetarja e KSHPK-së Tatjana Dimitrovska theksoi rolin aktiv parandalues të KSHPK-së në parandalimin e korrupsionit në prokurimin publik, por edhe në ngritjen e integritetit institucional të institucioneve, si një nga elementët kyçe në zvogëlimin e rreziqeve të korrupsionit në prokurimin publik.
Si dokumenti më i rëndësishëm që mund të përmbyllet dhe të trajtohet në mënyrë sistematike çështja e korrupsionit në prokurimin publik është pikërisht Strategjia Nacionale për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave ku si fushë horizontale në të cilën janë zbuluar probleme prioritare që gjenerojnë një shkallë të lartë të korrupsionit janë prokurimet publike, theksoi Kryetarja Dimitrovska. Ajo shtoi se edhe në përgatitjen e Strategjisë së re Nacionale për periudhën 2026-2030, prokurimet publike do të kenë parësinë si një nga fushat që janë më të prirura ndaj korrupsionit.
Në tryezën e rrumbullakët morën pjesë përfaqësues nga institucionet e mëposhtme: Byroja e Furnizimeve Publike, Komisioni Shtetëror për Mbrojtjen e Konkurrencës, Komisioni Shtetëror për Mbrojtjen e Konkurrencës, Komisioni Shtetëror për Ankesa pas Prokurimit Publik, Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik, Enti Shtetëror i Revizionit, Ministria të Financave dhe Ministria a Drejtësisë. Gjithashtu, në tryezën e rrumbullakët morën pjesë edhe përfaqësues nga Konfederata e Biznesit të Maqedonisë së Veriut dhe nga projekti i financuar nga Zvicra “Ndërtimi i rezistencës ndaj korrupsionit në nivel lokal në Maqedoninë e Veriut”.