U mbajt takim me ambasadorin e Austrisë N.E. Martin Pamer
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, më 7 dhjetor 2023, ka mbajti takim me ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, N.E. Martin Pamer.
Takimi u mbajt me kërkesë të ambasadorit Pamer, me qëllim njohjen me Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe kompetencat e tij ligjore, statusin e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në sistemin politik, si dhe aktivitetet e saj aktuale dhe të planifikuara.
Ambasadori Pamer theksoi se tema kryesore në Republikën e Maqedonisë së Veriut është korrupsioni, i cili është një problem i madh që pengon përparimin e vendit.
Kryetarja e KSHPK-së Biljana Ivanovska dhe anëtarët e pranishëm shkurtimisht e njohën ambasadorin Pamer me kompetencat ligjore të KSHPK-së, të arriturat e kësaj përbërje të KSHPK-së si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet në funksionimin e saj.
Në mënyrë të gjerë u konstatua se ndikimi politik në institucione, mosndëshkimi dhe moszbatimi i rekomandimeve dhe indikacioneve të organeve rregullatore dhe veçanërisht të KSHPK-së janë arsyet kryesore të joefikasitetit në luftën kundër korrupsionit. Në këtë drejtim u theksua se është i domosdoshëm vullnet i fuqishëm politik si dhe aktivitet i koordinuar i të gjithë aktorëve shoqërorë në drejtim të rritjes së efikasitetit në luftën kundër korrupsionit, i cili është problem sistemik në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në takim u diskutua edhe për ndryshimet e fundit të Kodit Penal, ku ambasadori Pamer theksoi se përmbajtja e ndryshimeve dhe mënyra se si janë miratuar hedh njollë mbi sundimin e ligjit në Maqedoni.
Kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska, informoi se e para ka reaguar KSHPK-ja dhe e ka paraqitur qëndrimin e saj në lidhje me propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal. Njëkohësisht, theksohet se Kodi Penal, si një nga shtyllat e sistemit juridik, duhet të mbrojë funksionimin e shtetit juridik. Me miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të këtij ligji në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me procedurë të shkurtuar dhe duke përdorur flamurin evropian, gjegjësisht në mënyrë që nuk ka lejuar diskutim të gjerë publik, debat ekspertësh apo analizë të pasojat që do të sjellë kjo zgjidhje ligjore, rrezikohet seriozisht siguria juridike në vend.
Në fund të takimit, të dyja palët shprehën kënaqësinë e tyre për takimin dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim.