U NËNSHKRUA MEMORANDUMI PËR BASHKËPUNIM ME KOMISIONIN SHTETËROR PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT
Me qëllim të promovimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave dhe ekspertizës nga sfera e parandalimit të korrupsionit dhe konfliktit të interesave dhe përforcimit të integritetit në përputhje me kompetencat e përcaktuara ligjore, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Komisioni i Letrave me Vlerë sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim.
Memorandumin e nënshkruan Kryetarja e KSHPK-së Biljana Ivanovska dhe Kryetarja e Komisionit të Letrave me Vlerë Mr.Sc. Nora Aliti.
Me Memorandumin është paraparë mundësimi i ndihmës së ndërsjellë profesionale dhe konsultim profesional për çështje të interesit nga sfera e lëndës, shkëmbim i përvojave, shkëmbim i të dhënave dhe informatave, organizim i trajnimeve të përbashkëta, organizim i takimeve të punës, si dhe forma të tjera të bashkëpunimit për çështje të interesit të përbashkët lidhur me kompetencat e përcaktuara ligjore të të dy institucioneve.