Vazhdon pjesëmarrja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në takimet bilaterale screning
Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska ishte pjesë e delegacioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut që këtë javë morën pjesë në takimet bilaterale screening për kapitullin 17 “Politika Ekonomike dhe Monetare” dhe kapitullin 29 “Bashkimi doganor” të mbajtura në Bruksel nga 6 deri në 08 qershor 2023.
Në takimin bileteral screening për kapitullin 17 “Politika ekonomike dhe monetare”, të mbajtur më 6 qershor, përfaqësuesit e institucioneve kompetente – anëtarë të grupit punues për këtë kapitull, prezantuan politikën monetare dhe ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe reformat e zbatuara në këtë sferë.
Në takimin bilateral screening për kapitullin 29 “Bashkimi Doganor” i mbajtur më 7 dhe 8 qershor, u diskutua për aktivitetet dhe reformat në fushën e çështjeve doganore si dhe në drejtim të lehtësimit të tregtisë dhe shkëmbimit të mallrave, përmirësimit të shërbimeve ndaj operatorëve ekonomikë si dhe harmonizimin e legjislacionit përkatës për të drejtën e Bashkimit Evropian në këtë fushë.