Vizitë pune e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në Kosovë
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit sot ka bërë një vizitë pune në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit në Kosovë.
Gjatë takimit u diskutua për Memorandumin e Bashkëpunimit, i cili do të forcojë koordinimin ndërmjet institucioneve për luftën kundër korrupsionit. Palët u dakorduan të hartojnë edhe një plan veprimi për shkëmbimin e përvojave dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta.
Memorandumi pritet të nënshkruhet në mars 2025, duke krijuar mekanizma më efikas për integritetin dhe transparencën institucionale.



