Vizitë studimore në Shërbimin për Hetime të Posaçme të Republikës së Lituanisë
Më 17 dhe 18 nëntor, delegacioni nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit mori pjesë në një vizitë studimore në Shërbimin për Hetime të Posaçme të Republikës së Lituanisë, përmes instrumentit të Komisionit Evropian për mbështetje teknike dhe shkëmbim informacioni (TAIEX).
Tema e vizitës studimore ishte: “Praktika për organizimin dhe realizimin e kompetencave – përdorimi i analizës së të dhënave në luftën kundër korrupsionit.”
Gjatë vizitës studimore dyditore, përfaqësuesve të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit iu prezantuan përvojat e Shërbimit për Hetime të Posaçme në fushën e inteligjencës analitike kundër korrupsionit, mënyra e zbatimit, shtrirja dhe hulumtimi diagnostik, analiza e të dhënave të mëdha, zhvillimi i infrastrukturës analitike me ndihmën e lidhjes së bazave të integruara të të dhënave dhe analiza e informacionit nga burime të ndryshme publike dhe private, zgjidhjet IT, mbështetja analitike taktike për hetimet aktuale, mbështetja analitike në planifikimin, koordinimin dhe menaxhimin e hetimeve, detektimi proaktiv i rreziqeve të korrupsionit dhe aktiviteteve të mundshme korruptive, si dhe qasja për monitorimin e implementimit të Strategjisë Antikorrupsion.
Përvojat e grumbulluara, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do t’i shfrytëzojë për përmirësimin e mjeteve analitike të bazuara në prova dhe të dhëna, si dhe për sigurimin e një procesi më të informuar të planifikimit strategjik në luftën kundër korrupsionit.