U nënshkrua Memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës
Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit Biljana Ivanovska dhe Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Admirim Aliti nënshkruan Memorandum bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve më 02.11.2022.
Memorandumi parashikon intensifikimin e bashkëpunimit ku ka për qëllim avancimin, promovimin dhe inkurajimin e procesit të trajnimit të administratës në drejtim të ngritjes së vetëdijes dhe avancimit të njohurive në parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave.
Gjithashtu është planifikuar ofrimi i mbështetjes dhe ekspertizës reciproke për instalimin e moduleve të e-laring nga fusha e parandalimit e korrupsionit, konfliktit të interesit, mbrojtjes së denoncuesve, etikës dhe integritetit, të siguruara nga KSHPK-ja, në platformën elektronike të trajnimit, gjegjësisht në ueb portalin e trajnimeve të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Kryetarja e KSHPK-së Biljana Ivanovska dhe ministri MSHIA Admirim Aliti shprehën shpresën se memorandumi do të sjellë përfitime për forcimin e integritetit dhe transparencës së administratës dhe institucioneve publike.