Punëtori në SHFK “Nevena Georgieva-Dunja ” – Kisella Vodë me temë „Korrupsioni dhe Integriteti“
Me rastin e festës së patronatit të SHFK “Nevena Georgieva-Dunja” – Kisella Vodë, më 01.12.2022, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit mbajti punëtori për fëmijët e klasës së 9-të me temën – Korrupsioni dhe integriteti.
Punëtoria u zhvillua në mënyrë interaktive duke hapur dilema dhe duke u bërë pyetje nxënësve nga kryetarja Biljana Ivanovska dhe Sreten Rogov, profesor i etikës dhe arsimit qytetar në shkollë dhe duke dhënë përgjigje nga nxënësit në lidhje me temën, si një lloj vlerësimi i asaj që kishin mësuar nga ligjëratat.
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit vlerëson se forcimi i ndërgjegjësimit dhe njohurisë së të rinjve për dëmet e korrupsionit dhe ndërtimi i të rinjve me integritet janë të rëndësisë së veçantë për të ardhmen e vendit tonë. Prandaj, Komisioni Shtetëror do të vazhdojë në vazhdimësi me edukimin kundër korrupsionit të nxënësve të shkollave fillore.