Vizitë studimore e Komisionit për vendimmarrje për konfliktin e interesave të Republikës së Kroacisë
Një delegacion i Komisionit për Vendimmarrje për Konfliktin e Interesave të Republikës së Kroacisë, i udhëhequr nga kryetarja e Komisionit Natasha Novakoviq, ndodhet në një vizitë studimore dyditore në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
Përveç kryetares Novakoviq, në përbërjen e delegacionit janë anëtarët e Komisionit Aleksandra Joziq – Ilekoviq dhe Tonçica Bozhiq si dhe punonjësit e Komisionit që punojnë në fushën e parandalimit të konfliktit të interesave dhe regjistrimit të gjendjes së pasurisë.
Kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska dhe anëtarët e KSHPK-së realizuan takim me delegacionin nga Republika e Kroacisë, ku të dyja palët prezantuan në mënyrë të shkurtër kompetencat e dy institucioneve si dhe aktivitetet e tyre të tanishme dhe të planifikuara. U shpreh kënaqësia e ndërsjellë për bashkëpunimin e krijuar dhe nevoja për vazhdimin e tij në të ardhmen. Në kuadër të vizitës studimore, të ftuarve nga Kroacia do të prezantohen në detaje kompetencat ligjore si dhe veprimet praktike të KSHPK-së, mjetet dhe mekanizmat me të cilat disponon në disa fusha, duke përfshirë parandalimin e konfliktit të interesave, lobimin, regjistrimin e personave të zgjedhur dhe të emëruar, si dhe regjistrimin dhe monitorimin e gjendjes së pasurisë.