Konferenca vjetore për vlerësimin e realizimit të Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave 2021-2025
Më 5 prill 2023 në Hotel DoubleTree Hilton në Shkup u mbajt Konferenca vjetore për vlerësimin e realizimit të Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave 2021-2025, për vitin 2022.
Në konferencën vjetore fjalimet e tyre hyrëse kishin Biljana Ivanovska, Kryetare e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Slavica Grkovska, zëvendëskryeministre e Republikës së Maqedonisë së Veriut përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, David Gir, Ambasador i Delegacionit të BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Don Karmin, Drejtor i Zyrës së Zhvillimit të Përgjithshëm të USAID në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Zëvendëskryetarja e KSHPK-së, Katica Nikolovska dhe anëtari i KSHPK-së, Mr.Vlladimir Georgiev, prezantuan dhe vlerësuan në mënyrë të shkurtër realizimin e Strategjisë Kombëtare në vitin 2022 me një përmbledhje të veçantë të aktiviteteve të papërfunduara, sfidave dhe pengesave me të cilat përballen institucionet dhe nevojën për ndryshime në Strategjinë Kombëtare.
Në fund të Konferencës Vjetore u hap diskutim në të cilin morën pjesë përfaqësues të institucioneve që morën pjesë në hartimin e Strategjisë Kombëtare dhe që janë përgjegjës për zbatimin e aktiviteteve të saj.
Konferenca vjetore ishte pjesë e projektit “Aktivitet për Kundër-Korrupsion dhe Integritet” i cili është mbështetur financiarisht nga USAID dhe realizohet nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES).