Pjesmarrje në skrining takimin bilateral për Kapitullin 25 “Shkenca dhe Hulumtimi”
Kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska ishte pjesë e delegacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut që mori pjesë në skrining takimin bilateral për kapitullin 25, “Shkenca dhe hulumtimi” i cili u mbajt më 28.04.2023 në Bruksel, Belgjikë.
Delegacioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut u drejtua nga Zëvendës Kryetari i Qeverisë Bojan Mariçiq, dhe në të, përveç kryetarës së KSHPK-së Biljana Ivanovska morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Ekonomisë, Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Enti Shtetëror për Pronësi Industriale dhe ekspertë nga mjedisi akademik.
Në takim u prezantua kuadri ligjor, niveli i përputhshmërisë, kuadri institucional dhe planet e ardhshme në fushat e: shkencës, kërkimit dhe politikave të inovacionit, aspekti i balancës gjinore, koncepti i shkencës së hapur, mbrojtja e pronësisë industriale në kontekstin e kërkimin dhe zhvillimin, pjesëmarrjen në programet e Bashkimit Evropian dhe bashkëpunimin me rrjete, organe dhe agjenci të tjera evropiane dhe ndërkombëtare.