Takim me drejtorin e ri të Drejtorisë së Doganave
Lufta efikase kundër korrupsionit do të sigurojë hyrje më të mëdha të të ardhurave publike dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, u theksuan së bashku në takimin e kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska me drejtorin e ri të Drejtorisë së Dogane të Republikës së Maqedonisë së Veriut Stefan Bogoev, i mbajtur në hapësirat e KSHPK-së.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin e mëparshëm të dy institucioneve dhe mundësitë për të thelluar atë.
Kryetarja Ivanovska dhe drejtori Bogoev u dakorduan se zvogëlimi i shfaqjeve korruptive do të rrisë besimin në institucione, dhe kjo do të rezultojë në zvogëlimin e ekonomisë së bardhë dhe do të ofrojë përfitime në të gjitha nivelet, si për qytetarët, ashtu edhe për pozicionimin më të mirë të shtetit tonë në procesin e integrimit në BE.
Në takim u diskutua edhe për regjistrimin e fletave anketuese dhe deklaratave të interesave që punonjësit në Drejtorinë Doganore i paraqesin sipas nenit 83 të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave, duke diskutuar nevojën për të verifikuar të dhënat e tyre, veçanërisht në rastet kur ka njohuri për rritjen e papërshtatshme të pasurisë së disa nëpunësve doganor.