Intensifikim i bashkëpunimit ndërmjet KSHPK-së dhe Prokurorisë Publike
Sot, në hapësirat e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, e udhëhequr nga Kryetarja Biljana Ivanovska, realizoi takim pune me Prokurorin Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut Lubomir Joveski.
Takimi i punës u iniciua nga Prokurori Publik Lubomir Joveski me qëllim shkëmbimin e ideve për intensifikimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve.
Prokurori Joveski theksoi nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit të të gjitha institucioneve të përgjegjshme duke potencializuar se vetëm në këtë mënyrë do të rritet efektiviteti në luftën kundër korrupsionit.
Njëkohësisht, Joveski sqaroi se ideja e prokurorisë nuk është të krijohen institucione paralele me ato ekzistuese, por të përmirësohet koordinimi ndërinstitucional dhe shkëmbimi i informacionit në funksion të luftës kundër korrupsionit. Në këtë drejtim, Prokurori Joveski njoftoi se Prokuroria Publike tashmë ka filluar të mbajë takime pune edhe me institucionet e tjera kompetente.
Kryetarja Biljana Ivanovska theksoi se është e pamundur lufta efektive kundër korrupsionit pa një veprim të përbashkët dhe të koordinuar të të gjitha institucioneve dhe faktorëve të përgjithshëm.
Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin e deritanishëm të KSHPK-së dhe Prokurorisë Publike, ku së bashku u theksuan vlerësimet se pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim është ngritur niveli i bashkëpunimit të ndërsjellë.
Në fund të takimit, nga të dyja palët u shpreh gatishmëria për vazhdimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit që është në interes të dy institucioneve dhe mbi të gjitha në interes të qytetarëve.