Shënohet Dita ndërkombëtare për luftën kundër korrupsionit
Kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska, mbajti fjalimin e saj në panelin kryesor me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, i cili u mbajt më 7 dhjetor 2023, në hotelin “Holiday In” në Shkup, në kuadër të “Forumi i Hapur Kundër Korrupsionit”.
Ajo theksoi se transparenca, ndershmëria dhe profesionalizmi do të shënojnë punën e këtij përbërësi të KSHPK-së, gjë që është vërejtur nga publiku dhe komuniteti ndërkombëtar. Kryetarja Ivanovska shprehu shpresën se KSHPK-ja do të vazhdojë të funksionojë në të njëjtin drejtim, për të cilin është e domosdoshme të plotësohet sekretariati i KSHPK-së, i cili është rekomandimi i komunitetit ndërkombëtar.
Shefja e operacioneve të Delegacionit të Bashkimit Evropian, Mary-Madeleine Kanelopoulou, në fjalën e saj theksoi se lufta kundër korrupsionit është një proces i gjatë dhe i vazhdueshëm dhe se progresi në këtë fushë është kyç për anëtarësimin e vendit në BE-së. Për suksesin e shtetit në fushën e luftës kundër korrupsionit nevojitet përkushtimi dhe angazhimi i të gjitha institucioneve, qytetarëve, si dhe avancimi i legjislacionit ligjor, theksoi ajo.
Aleksandar Krzhalovski, drejtori i MCMS-së, në fjalën e tij theksoi se në periudhën e kaluar është vërejtur se institucionet mund të veprojnë shpejt dhe se kanë kapacitete për këtë.
Ai theksoi rëndësinë e raporteve të KSHPK-së dhe ESHR-së dhe nevojën për të vepruar në përputhje me rekomandimet e tyre, si dhe për të marrë parasysh analizat dhe raportet e organizatave civile.
Në fund të diskutimit u konstatua se për të pasur një sundim të suksesshëm të ligjit, është imperativ të vendosen komunikime dhe koordinim efektiv dhe të rregullt midis të gjitha institucioneve si dhe bashkëpunim i sektorit publik me sektorin privat.