Pjesëmarrje në panelin e diskutimit me temë “Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve për vlerësimin e rreziqeve zgjedhore”
Kryetarja Tatjana Dimitrovska dhe anëtarët e KSHPK-së, morën pjesë në një panel diskutim mbi temën “Përforcimi i bashkëpunimit midis institucioneve për vlerësimin e rreziqeve zgjedhore” i cili u mbajt sot, i organizuar nga Instituti për Strategji Ekonomike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare – Ohër.
Paneli i diskutimit ishte një mundësi për shkëmbimin e ideve për promovimin e bashkëpunimit midis institucioneve kompetente në drejtim të zvogëlimit të rreziqeve për prishjen e procesit zgjedhor.
Në fjalimin e saj, Kryetarja Dimitrovska theksoi: “Zgjedhja e bashkëpunimit midis institucioneve për vlerësimin e rreziqeve zgjedhore është thelbësore për integritetin dhe besimin në procesin zgjedhor. KSHPK-ja luan një rol kyç në vlerësimin e rreziqeve zgjedhore dhe parandalimin e korrupsionit në procesin zgjedhor.
“Analizimi I kornizës ligjore, monitorimi i financimit të fushatave zgjedhore, bashkëpunimi me institucione të tjera, si dhe organizimi i trajnimeve dhe informimi i qytetarëve dhe partive politike për rreziqet e korrupsionit në procesin zgjedhor dhe për mënyrat e parandalimit të tyre, janë aktivitete përmes të cilave KSHPK-ja mund të luajë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe në sigurimin e zgjedhjeve të drejta dhe të lira. Promovimi i bashkëpunimit midis KSHPK-së dhe institucioneve të tjera është thelbësor për të siguruar një proces zgjedhor të pastër dhe të ndershëm. Këto masa jo vetëm që zvogëlojnë rrezikun e korrupsionit, por rrisin besimin e qytetarëve në institucione dhe në të gjithë procesin zgjedhor”, theksoi Dimitrovska.