Seanca e katërt e КSHPK-së
Në bazë të nenit 22, 32 dhe 33 të Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 12/19) dhe nenit 9 të Rregullores së Punës së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Kryetari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, solli:
VENDIM
për thirrje të seancës së katërt (konstituive) të
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit
Seanca do të mbahet me datë 19.04.2024 (e premte), me fillim në ora 15:30, në hapsirat e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në rrugën “Presveta Bogorodica” nr.3, Shkup, me propozimin e mëposhtëm,
RENDI I DITËS
- Veprim i përsëritur dhe vendimmarrje sipas kundërshtimit të paraqitur nga pjesëmarrësi në fushatë zgjedhore për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Zgjedhjet presidenciale 2024:
-Kundërshtim me numër 12-1330/1 nga 05.04.2024, dorëzuar nga parashtruesi: Për fushatën zgjedhore – Zgjedhjet presidenciale 2024 – Gordana Siljanovska – Davkova, kandidat për President, e përfaqësuar nga Vladimir Neloski;