NJOFTIM
Në pajtim me nenin 8-b paragrafin 2 të Kodit Zgjedhor, fondet publike, ndërmarrjet publike dhe të gjitha personat e tjerë juridikë që menaxhojnë kapital shtetëror kanë për detyrë që në afat prej dhjetë ditësh nga dita e marrjes së vendimit për shpalljen e zgjedhjeve në Komisioni. Shtetërorë të Parandalimit të Korrupsionit, të dërgojnë të dhëna për numrin, llojin, targat e regjistrimit dhe gjendjen e automjeteve të cilat i kanë në dispozicion.
Në pajtim me nenin 8-b pikën 5 të Kodit Zgjedhor, nëse subjektet e sipërpërmendura nuk i dorëzojnë të dhënat, Komisioni Shtetëror të Parandalimit të Korrupsionit ngre procedurë për kundërvajtje në afat prej 15 ditësh nga kalimi i afatit për dorëzimin e të dhënave.
Duke pasur parasysh se ekzistonë boshllëk ligjor, gjegjësisht në Kodin zgjedhor nuk janë parashikuar sanksione kundërvajtëse për mosrespektimin e detyrimit të përmendur, KSHPK-ja nuk ka mundësi të ngrejë procedura kundërvajtëse mbi këtë bazë.
Në drejtim të informimit transparent të publikut, KSHPK-ja publikon listën e institucioneve me të dhëna për subjektet që kanë përmbushur detyrimin për dorëzimin e të dhënave për automjetet që i kanë në dispozicion brenda afatit të përcaktuar ligjor (lista 1), për subjektet që kanë përmbushur detyrimin ligjor pas përfundimit të afatit të përcaktuar ligjor (lista2) dhe të dhëna për subjektet që nuk kanë dorëzuar të dhëna dhe nuk kanë dorëzuar informacion se nuk disponojnë me automjete zyrtare (lista 3), gjegjësisht. disponojnë me automjete zyrtare të përfshira me Rregulloren për personat dhe objektet që sigurohen, llojet e masave dhe aktiviteteve dhe shkallët e sigurimit.