Takim me Iniciativën Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI)
Kryetarja dhe anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) mbajtën takim me udhëheqësin e Sekretariatit të Iniciativës Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI), Desislava Gotskova.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin e deri më tanishëm të KSHPK-së me Iniciativën Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI) si dhe për mundësitë për thellimin e saj.
Udhëheqësi i Sekretariatit të RAI-të Gotzkova informoi Kryetaren dhe anëtarët e KSHPK-së për fillimin e zbatimit të projektit qAID, projekt i bashkë financuar nga Komisioni Evropian në kuadër të programit ISF, i koordinuar nga Qendra e Shkencave të Sigurisë dhe Universiteti i Trentos në Verona, i cili do të zbatohet në bashkëpunim me disa organe kundër-korrupsion nga rajoni, me qëllim që t’u sigurojë vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve kandidate njohuri dhe mjete inovative për vlerësimin dhe përmirësimin e ndikimit të sistemeve kombëtare për AID (Asset and Interest declaration system). Në këtë rast, ajo shprehu interesin që KSHPK, në kuadër të projektit, të përfshihet si një institucion pilot në hartimin e Metodologjisë për Monitorimin dhe Evaluimin e Deklaratave të Gjendjes Pronësore dhe të Interesave. Nga ana e Kryetares Dimitrovska dhe anëtarëve të KSHPK-së u shpreh mirënjohje për interesin e treguar për përfshirjen e KSHPK-së në zbatimin e projektit si një institucion pilot.
Gockova gjithashtu informoi për hapat e ndërmarrë nga shtetet e tjera nënshkruese të Marrëveshjes Ndërkombëtare për shkëmbimin e të dhënave për verifikimin e deklaratave të gjendjes së pasurisë, duke theksuar rëndësinë e ratifikimit të marrëveshjes nga të gjitha nënshkruesit e marrëveshjes.
Në fund, të dyja palët shprehën kënaqësi nga takimi dhe theksuan nevojën për të vazhduar komunikimin e ndërsjellë në drejtim të intensifikimit të bashkëpunimit.