NJOFTIM
Me Konkluzionin me nr.10-3082/1 të datës 30.05.2024, Komisioni Shtetëror I Zgjedhjeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut shpalli përfundimin e Zgjedhjeve për Deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 8 maj 2024.
Pas përfundimit të zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, dërgon njoftim dhe u bën thirrje funksionarëve të zgjedhur, të respektojnë parimet, detyrimet dhe ndalimet e përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave, Ligjin për Deputetët, Ligjin për Kuvendin dhe Ligjit zgjedhor.
Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut, parashikon që Funksioni i Kryeministrit dhe ministrit është i papajtueshëm me kryerjen e funksioneve ose profesioneve të tjera publike. (neni 89 paragrafi 5)
Kjo rrjedh padyshim edhe nga:
Ligji për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave:
Respektimi i parimit të integritetit, pra detyrimi në kryerjen e funksionit të jenë të kujdesshëm për konfliktin e mundshëm të interesave, ndërsa në ushtrimin e autorizimeve dhe detyrave zyrtare nuk guxon të bazohet në interesat personale, familjare, fetare, partiake dhe etnike, as nga presionet dhe premtimet nga ana e eprorit ose personit tjetër (neni 4);
Personi i zgjedhur ose i emëruar gjatë kohëzgjatjes së mandatit të tij detyrohet t’i respektojë rregullat për mospërputhje t; funksionit që e kryen me funksione tjera ose veprimtari të përcaktuara në Kushtetutë dhe ligje. (Neni 44 paragrafi 1)
Funksioni president i Republikës, kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ministër, deputet, anëtar i këshillit, kryetar komune, gjykatës, prokuror publik, avokat i popullit, dhe funksione tjera të cilët i zgjedh ose emëron Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë ose organet e njësisë së vetëqeverisjes lokale janë të papërputhshme njëra me tjetrën.(neni 44 paragrafi 2)
Personave të zgjedhur dhe të emëruar funksionet e të cilëve kryhen në mënyrë profesionale, marrëdhënia e punës u pezullohet në pajtim me ligjin. (neni 44 paragrafi 3).
Ligji për deputetët e Republikës së Maqedonisë së Veriut:
Funksioni i deputetit është jokoherent me funksionin kryetar i Republikës së Maqedonisë, kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ministër, gjykatës i Gjyqit Kushtetues të Republikës së Maqedonisë, gjykatës, avokat i popullit, prokuror publik dhe bartës të tjerë të funksioneve, të cilët i zgjedh dhe emëron Kuvendi dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë, me anëtarin e kuvendit komunal dhe prefektin e komunës, përkatësisht të Qytetit të Shkupit dhe të punësuarve në punët profesionale dhe administrative në organet e administratës shtetërore. (neni 9)
Ligji i Kuvendit:
Funksioni i deputetit është i papajtueshëm me kryerjen e funksioneve ose profesioneve të tjera publike, të përcaktuara me ligj. (neni 7 paragrafi 2) dhe
Kodi zgjedhor:
Funksioni deputet, anëtar i këshillit dhe kryetar i komunës është jokoherent me funksionin kryetar i
Republikës së Maqedonisë, kryetar i Qeveris sё Republikës sё Maqedonisë, ministër, gjykatës,
prokuror publik, avokati publik, avokati i popullit dhe me bartës të tjerë të funksioneve që i zgjedh
ose i emëron Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë. (neni 8 paragrafi 1)
Me ditën e verifikimit të mandatit për deputet dhe kryetar të komunës, bartësve të funksioneve nga
paragrafët (1) dhe (2) të këtij nenit, funksioni u shuhet.(neni 8 paragrafi 5)
Nisur nga të gjitha ligjet e sipërpërmendura, Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të vlejnë në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët e shtetit, duke përfshirë funksionarët aktualë, por edhe të mëparshmit, prandaj personat që janë në funksionet më të larta shtetërore dhe ushtrojnë kompetencat publike, i referohen detyrimit për të respektuar parimet e ligjshmërisë dhe integritetit.
Mosrespektimi i të gjitha detyrimeve dhe ndalimeve të mësipërme sjell pasojë për ndërprerjen e mandatit të funksionarëve të zgjedhur, sipas nenit 6 paragrafi 1 paragrafi 3 të Ligjit për Kuvendin, nenit 8 paragrafi 1 paragrafi 3 të Ligjit për Deputetët dhe nenit 152 paragrafi 1 alineja 3 të Kodit Zgjedhor. Në të njëjtën kohë, ajo përbën shkelje për të cilën sipas nenit 105 paragrafi 1 alineja 1 i Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave, shqiptohet sanksioni i caktuar kundërvajtës.