NJOFTIM
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) e njofton publikun se duke filluar nga sot (03.06.2024), të dhënat nga Deklaratat për gjendjen pronësore dhe interesave, të paraqitura përmes sistemit të ri elektronik, i cili është vënë në funksion më 01.01.2024, përveç të dhënave të mbrojtura me ligj, janë në dispozicion të publikut në VEB faqen e KSHPK-së. Ndaj të njëjtave mund të arrini përmes lidhjes së mëposhtme: https://registar.dksk.mk/
Në të njëjtën kohë, KSHPK-ja thekson se personat që sipas nenit 82 dhe nenit 85 të Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 12/2019) kanë për detyrë të dorëzojnë deklaratë për gjendjen pronësore dhe interesat dhe ndryshim të gjendjes pronësore dhe interesave, deklarata është e DETIRUESHME të dorëzohet përmes sistemit elektronik me njoftim në lidhjen e mëposhtme: https://imotnasostojba.dksk.mk/ , ndërsa kopja e printuar e deklaratës të dorëzohet në zyrën arkivore të KSHPK-së.
KSHPK-ja, gjithashtu, sërish i bën thirrje të gjithë personave aktualisht të zgjedhur dhe të emëruar, të cilët kanë për detyrë të paraqesin fletë anketuese dhe deklaratë të interesave, në përputhje me Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” Nr. 28/2002, 46/2004, 126/2006, 10/2008, 161/2008, 145/10, 97/15 dhe 148/15) dhe Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesave ( “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” Nr. 70/2007, 114/2009, 6/12 dhe 153/15) të dorëzojnë deklaratë për gjendjen pronësore dhe interesat në formularin e ri, nëse nuk e kanë bërë ende ketë. Kjo është e nevojshme për shkak se pa dorëzimin e deklaratës pronësore dhe interesave përmes sistemit të ri elektronik nuk mund të raportojnë ndryshime në gjendjen pronësore dhe interesat, si dhe të paraqesin deklaratë të gjendjes pronësore dhe interesave pas ndërprerjes së funksionit.
KOMISIONI SHTETËROR PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT