IMPLEMENTIMI I SISTEMIT TË INTEGRITETIT NË NIVEL LOKAL
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Misioni i OSBE-së në Shkup më 13.06.2024 në Veles, mbajtën të dytën nga katër ngjarjet e planifikuara me kryetarët e komunave dhe udhëheqësit e njësive të vetëqeverisjes lokale, me qëllim të rrumbullakosjes së bashkëpunimit të tanishëm në zbatimin të sistemit të integritetit në nivel lokal. Në këtë ngjarje morën pjesë kryetarët e komunave planifikuese të rajonit të Vardarit dhe rajonit Verilindor.
Anëtarja e KSHPK-së Cveta Ristovska në fjalimin e saj theksoi rëndësinë e pranimit të politikave të integritetit nga njësitë e vetëqeverisjes lokale duke theksuar se zbatimi i tyre është thelbësor për zvogëlimin e korrupsionit, përmirësimin e sjelljes etike në sektorin publik, si dhe ndërtimin e një sistemi të përgjegjshëm të qeverisjes.
Ristovska, në emër të KSHPK-së, falënderoi Misionin e OSBE-së në Shkup, për angazhimet e pandërprera në partneritet me Komisionin Shtetëror, veçanërisht gjatë veprimit në drejtim të përmirësimit të sistemit të integritetit në njësitë e vetëqeverisjes lokale.
Anëtarët e KSHPK-së, së bashku me ambasadorin Kilian Wahl, riafirmuan sërish angazhimin e tyre për të promovuar parimet e integritetit dhe për të parandaluar korrupsionin, në drejtim të forcimit të bashkëpunimit në të ardhmen me njësitë e vetëqeverisjes lokale.