Njoftim për opinionin
„NUMRI I LËNDËVE TË MBYLLURA ME SUKSES DO TË JETË E VETMJA “VERTIKALE MORALE” SIPAS SË CILËS OPINIONI DO TË MUND TA VLERËSOJË PUNËN TONË”
Përbërja e re e KSHPK-së e filloi mandatin e saj pesë muaj më parë, më 8 shkurt 2024. Deri më tani dhe në një periudhë zgjedhore gati tremujore në zgjedhjet e dyfishta deri më tani janë mbyllur:
- 21 lëndë në fushën e konfliktit të interesit,
- saktësisht 61 lëndë në fushën e parandalimit të korrupsionit,
- si dhe 107 lëndë të monitorimit të gjendjes pronësore.
- në seancën e cila është caktuar për të mërkurën, më 24 korrik, do të shqyrtohen rreth 150 propozim vendime sipas lëndëve të formuara nga përbërja e re e KSHPK- së.
Për më tepër, janë iniciuar dhe veprohet në mënyrë aktive me saktë në 103 procedura për kundërvajtje të parashikuara në Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit. Theksojmë se vetëm me fakte të tilla mund të paraqesim suksesin e punës sonë, kundër populistëve të imponuar në publik. Mendojmë se ecja me biçikletë ose me autobus për në punë është thjesht populizëm I pastër me të cilën nuk justifikohet numri i lëndëve të pambyllura nga përbërja e mëparshme e KSHPK -së. Për më tepër, ish-kryetarja në publik u shfaq me deklarata individuale të pakthyeshme për çdo rast pa kontrolluar më parë dokumentet dhe pa vlerësuar nëse ka baza për hapjen e lëndëve. Kjo mënyrë e punës nuk duhet të jetë një matës i suksesit, ose ndoshta duhet sepse është fakt që në mandatin e plotë të mëparshëm të KSHPK-së u miratuan një numër jashtëzakonisht i vogël iniciativash për të nisur një procedurë për ndjekje penale nga ana e Prokurorisë Publike.
Edhe pse sipas përbërjes së mëparshme të KSHPK-së, kjo ishte për shkak të punës joadekuate të Prokurorisë Publike, ndoshta arsyet duhet të kërkohen në mungesën e argumenteve të mjaftueshme, sipërfaqësimin dhe cilësinë e iniciativave.
Si profesionistë të lartë në fushën e tyre ne jemi të zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut me konsensus nga të gjitha partitë politike dhe Kuvendi është vendi i parë për kontrollin dhe vlerësimin e punës sonë, ndërsa publiku do të informohet gjithmonë në kohë për punën tonë. Në këtë drejtim, dhe në kundërshtim me populizmin, së shpejti do t’i prezantojmë publikut raportin e kryer të auditimit të brendshëm të institucionit, ku do t’u kërkojmë të gjitha institucioneve kompetente të veprojnë në përputhje me kompetencat e tyre ligjore.
Në lidhje me temën me interes për publikun lidhur me posedimin e pasaportave diplomatike, citojmë Ligjin për dokumentet e udhëtimit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ose saktësisht pjesën e nenit 11, ku thuhet:
“Pasaporta diplomatike u lëshohet personave të zgjedhur dhe të emëruar, nëpunësve udhëheqës dhe punonjësve udhëheqës në organet shtetërore; të zyrtarëve diplomatiko-konsullorë të punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme ose të caktuar për punë në përfaqësitë diplomatike-konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit; ……..“
Theksojmë se kryetarja e KSHPK-së, Tatjana Dimitrovska, si dhe anëtarët e përbërjes së re të KSHPK-së, Cveta Ristovska, Sofia Spasova Medarska, Besnik Xhemaili, Biljana Karakashova Shulev, Servet Demiri dhe Zoran Bogoevski, janë zgjedhur unanimisht nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku kanë dhënë një deklaratë solemne në fillim të mandatit të tyre se do ta kryejnë funksionin me përgjegjësi dhe profesionalizëm. Pasaporta diplomatike sipas ligjit nuk është privilegj, por është vetëm një e drejtë që shërben vetëm për kryerjen e detyrës zyrtare të anëtarëve të KSHPK-së dhe kjo e drejtë nuk do të përdoret kurrë për qëllime private.
Këtë të drejtë nuk e jep vetë KSHPK-ja por ligji i miratuar nga parlamenti dhe ministri i cili është i autorizuar me procedurë sipas ligjit. Në mënyrë që të mos ketë dilema në publik dhe për hir të transparencës përfundimtare, i bëjmë thirrje edhe ministrit të ri të Punëve të Jashtme që të rishqyrtojë vendimin për pasaportat diplomatike të KSHPK-së, gjithashtu edhe deputetët të rishikojnë vetë ligjin nëse mendojnë se ka nevojë për këtë.
Për sa i përket temës së automjeteve zyrtare, deklarojmë me përgjegjësi se në asnjë institucion shtetëror nuk është dërguar asnjëherë kërkesë për dhënien e automjeteve zyrtare për anëtarët e KSHPK-së duke përfshirë edhe Kryetaren Dimitrovska. Në kuadër të ri-balancimit të buxhetit të RMV-së, KSHPK-ja nuk kërkon fonde financiare për blerjen e automjeteve.
KSHPK-ja si institucion ka nevojë për vetura zyrtare dhe për të njëjtat do të kërkohet një zgjidhje e përshtatshme, por theksojmë se nuk janë kërkuar dhe nuk do të kërkohen vetura të veçanta për anëtarët e KSHPK-së.
Në fund, theksojmë se KSHPK-ja do të kryejë punën e saj në mënyrë transparente dhe në çdo kohë do të jetë në dispozicion të mediave për më shumë informacione. Nga këtu, lajmi se kemi kërkuar automjete të reja për çdo anëtar të Komisionit është dezinformatë e plotë. Kjo do të ishte në kundërshtim me vetë funksionin e çdo anëtari të Komisionit. Padyshim që dikujt i pengojnë veprimet objektive dhe ligjore të KSHPK-së, pasi me ngulm kërkojnë të defokusojnë publikun duke publikuar informacione të pasakta
Me respekt,
KOMISIONI SHTETËROR PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT