Takimi me përfaqësuesit e Delegacionit të Konferencës së Organizatave Ndërkombëtare Joqeveritare (CINGO) në Këshillin e Evropës
Sot, Zëvendëskryetari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, z. Servet Demiri, mbajti takim me përfaqësuesit e Delegacionit të Konferencës së Organizatave Ndërkombëtare Joqeveritare(CINGO) në Këshillin e Evropës, të udhëhequr nga Kryetari i organizatës, Z. Gerhard Ermischer.
Iniciativa për mbajtjen e takimit ishte në kuadër të aktiviteteve të Delegacionit për realizimin e intervistave me disa institucione të sektorit publik, si dhe organizata të sektorit civil, me qëllim përpilimin e raportit që pasqyron shkallën e hapjes së institucioneve dhe gjendjen e pjesëmarrjes së shoqërisë civile në procesin e krijimit të politikave në qeveri, parlament si dhe institucionet në nivel lokal.
Nënkryetari i KSHPK-së, Z. Servet Demiri, informoi për kompetencat ligjore dhe sfidat me të cilat ballafaqohet KSHPK-ja në punën e saj si dhe për bashkëpunimin e gjerë me organizatat e sektorit civil.
Kryetari i Delegacionit të Konferencës së Organizatave Ndërkombëtare Joqeveritare joqeveritare (CINGO) në Këshillin e Evropës, z. Gerhard Ermischer foli për aktivitetet e Delegacionit dhe informoi për procesin e përgatitjes së raportit për gjendjen e pjesëmarrjes së shoqërisë civile në procesin e krijimit të politikave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Të dyja palët shprehën kënaqësinë e tyre për bashkëpunimin e vendosur duke shprehur rëndësinë e avancimit të së njëjtës në të ardhmen, duke marrë parasysh rolin e sektorit civil në luftën kundër korrupsionit.