Mbledhje me Autoritetet nacionale të antikorrupsionit të Italisë (ANAK) dhe Ambasadës së Republikës së Italisë
Me datë 12 mars 2021, me fillim në ora 15:00, u mbajtë takim pune me video-konferencë ndërmjet Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK) dhe Autoritetet nacionale të antikorrupsionit të Italisë (ANAK) me ndërmjetësim të Ambasadës së Italisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në takimin morrën pjesë kryetarja e Biljana Ivanovska dhe anëtarë të KSHPK, Giuseppe Busia, kryetari i ANAK dhe anëtarë të ANAK dhe Andrea Silvestri, Ambasadori i Republikës së Italisë.
Takimi paraqet vazhdim të kontakteve të realizuara në vitet e kaluara me qëllim të thellimit të bashkëpunimit të mëtutjeshëm. Me qëllim të konkretizimit në fushën e interesave të ndërsjellëta në të cilën kan kompetenca të dy organet e antikorrupsionit, temat e takimit i përfshijnë pozicionet dhe kompetencat e ANAK dhe KSHPK në strukturën për parandalim dhe luftë kundër korrupsionit në të dy shtetet dhe sidomos rëndësia në punën e pavarshme.
Më konkretisht, pas fjalëve hyrëse të Ambasadorit Andrea Silvestri, kryetarit të ANAK Giuseoose Busia i sqaroi kompetencat, përbërjes dhe fushëveprimin e punës së ANAK si organ i pavarur antikorrupsion, mënyrën e finansimit të tyre dhe statusin që e ka në Republikën e Italisë. Pastaj ka theksuar përfshirjen e tyre në luftën kundër korrupsionit në rajon, shkëmbimit të përvojës, njohurive dhe përkrahjes të cilën ANAK e jep në instituciont e ngjashme, përfshirë nëpërmjet instrumenteve për përkrahje teknike.
Kryetarja e KSHPK, Biljana Ivanovska ka sqaruar Ligjin për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesave, përbërjen dhe zgjedhjen e anëtarëve të KSHPK dhe struktuën e Sekretariatit të KSHPK. Ajo theksoi se ligji vendos kompetenca të reja të forcuara të KSHPK. Pastaj informoi për miratimin e Strategjisë nacionale për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesave me Planin e veprimit 2021-2025 i përgaditur në bazë të vlerësimit të rrezikut në nivel të sektorëve, për veprim në lëndët, aktiviteteve në drejtim të ndërtimit të integritetit personal dhe institucional, ngritje të ndërgjegjes tek personat zyrtar dhe të popullatës, bashkëpunimi i vendosur që KSHPK e ka me organizatat qytetare dhe sektorin privat, me institucinet shtetërore kompetente dhe veçanërisht me institucionet ndërkombëtare dhe organizatat.
Ndërmjet përfaqësueseve të KSHPK dhe ANAK u zhvilluat diskutim për gjendjen aktuale me pandeminë dhe sfidat që i sjell nga aspekti i rrezikut për korrupsion dhe tregëti me ndikim që imponohet që institucionet antikorrupsion të gjejnë metoda të reja, mënyra dhe strategji për ballafaqim me këto rreziqe. Me tejkalimin e këtyre sfidave të reja globale me rëndësi të veçantë do të ishte edhe bashkpunimi reciprok. Në diskutim interes të veçant u tregua rreth shkëmbimit të përvojës për ndjekje të shpenzimeve të mjeteve publike dhe ndjekje të realizimit të furnizimeve publike në Republikën e Italisë, digjitalizimit të procesit të furnizimeve publike, arritjes së konkurencës së rritur, transparencës dhe efikasitetit.
Ambasadori Silvestri iu referua njohjes së ANAK në fushën nacionale dhe ndërkombëtare dhe se kan të themeluar politikë të fortë të jashtme, në kuadër të së cilës bashkëpunim bilateral dhe multilateral me institucione tjera. Kan pranuar përfaqësues nga organe të shumëta antikorrupsion dhe të themluar bashkëpunim nëpërmjet instrumenteve për përkrahje teknike. Nga të dy palët është theksuar rëndësia e bashkëpunimit si mundësi për të mësuar dhe shkëmbyer praktika të mira njëra me tjetrën. Janë shqyrtuar mundësitë për thellim të bashkëpunimit në drejtim të shkëmbimit të informacioneve për fusha konkrete dhe lëndë nëpërmjet realizimit të mbledhje me video-konferencë dhe puntorive nga tema specifike.
Në fund është dakorduar formalizim të bashkëpunimit dhe përkrahjes së ndërsjellët nëpërmjet nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim ndërmjet dy institucioneve.