Takimi i KSHPK me Ambasadorin e Britanisë së Madhe
Me datë 10.03.2021, në hapsirat e Komisionit shtetëror për paradalim të korrupsionit është mbajtur takim ndërmjet Kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit dhe Ambasadorit të Britanisë së Madhe, shkëlqësia e saj Rejçel Gallovej.
Takimi është realizuar me qëllim të njoftimit me rrjedhën e aktiviteteve të ndërmarra në periudhën dyvjeçare të punës të prëbërjes aktuale të Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit dhe mundësive për bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe përkrahje nga ana e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Shkup.
Të pranishmit në takim u pajtuan për vazhdim të sukseseve të deritanishme dhe përkrahje të mëtutjeshme në fushën e parandalimit të korrupsionit dhe konfliktit të interesave.