Kryetari i Kuvendit, në një takim të përbashkët me përfaqësuesit e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, nënshkroi Politikën për Integritet
Më 29 maj 2025, në ambientet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në prani të nënkryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Karakashova Shulev, dhe anëtarit të komisionit, Servet Demiri, u nënshkrua Politika e Integritetit nga ana e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.

Ky akt përfaqëson më shumë se nënshkrimin e një dokumenti formal – nënshkrimi i Politikës për Integritet është shprehje e vullnetit dhe përgjegjësisë për një kulturë të sjelljes etike, transparencës dhe llogaridhënies në organin më të lartë përfaqësues të shtetit, theksoi nënkryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Karakashova Shulev.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, theksoi angazhimin e tij të plotë ë zbatimin e Politikës së Integritetit, duke siguruar se ky akt i rëndësishëm është pasqyrim i përkushtimit të tij personal si dhe i përkushtimit të Kuvendit për një qeverisje të përgjegjshme dhe të paanshme.

Përfaqësuesit e të dyja palëve, në frymën e angazhimit të theksuar për një luftë pa kompromis kundër korrupsionit, konstatuan nevojën për zbatim efektiv të qëllimeve strategjike në fushën e sistemit të integritetit dhe Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave, e cila bazohet në bashkëpunim dhe partneritet të forcuar ndërinstitucional dhe të koordinuar.