KSHPK-ja realizoi takim me ambasadorët e Mbretërisë së Suedisë dhe Zvicrës
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) realizoi takim pune me ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ola Sulstrom, dhe ambasadorin e Zvicrës, Christoph Sommer
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm të suksesshëm, si dhe për mundësitë e thellimit të tij, veçanërisht në pjesën e forcimit të kapaciteteve të KSHPK-së me qëllim zbatimin më efikas të kompetencave ligjore
Nënkryetarja e KSHPK-së, m-r Cveta Ristovska, shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme që Zvicra dhe Mbretëria e Suedisë e ofrojnë përmes Institutit Kombëtar Demokratik (NDI). Ajo theksoi rëndësinë e kësaj mbështetjeje në zbatimin e kompetencave ligjore, përgatitjen e Strategjisë së re Kombëtare, si dhe aktivitetet e orientuara drejt promovimit të integritetit në sektorin publik.
Ambasadorët u njohën me kompetencat e KSHPK-së, aktivitetet aktuale dhe planet, si dhe me aktivitetet për përgatitjen e Strategjisë së re Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave 2026–2030.
Gjatë takimit u shpreh kënaqësi e ndërsjellë për bashkëpunimin e deritanishëm dhe gatishmëri për ta avancuar dhe thelluar atë më tej, me qëllim parandalimin dhe luftën më efektive kundër korrupsionit, si dhe zbatimin e praktikave të mira evropiane.











