Kryetari i KSHPK-së bëri betimin solemn
Sot, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryetari i sapozgjedhur i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, z. Adem Çuçul, bëri betimin solemn.
Me dhënien e deklaratës solemne, kryetari i KSHPK-së e nisi mandatin e tij pesëvjeçar.
Është nder të jesh kryetar i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, por edhe një përgjegjësi e madhe. KSHPK-ja do të vazhdojë të punojë në mënyrë transparente dhe me përgjegjësi dhe mbetet e përkushtuar ndaj misionit të saj për të siguruar qeverisje të përgjegjshme, efikase dhe të ndershme në shërbim të interesit publik,” theksoi në fjalimin e tij për mediat kryetari i KSHPK-së, Çuçul, menjëherë pas dhënies së deklaratës solemne.












