STRATEGJISË KOMBËTARE PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT DHE KONFLIKTIT TË INTERESIT 2026-2030
Në kuadër të përgatitjeve për Strategjinë e re Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit 2026-2030, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, më 02.12.2025, mbajti punëtorinë e dytë tematike njëditore, në të cilën, bazuar në vizionin, objektivat strategjike dhe problemet kyçe të përcaktuara më parë, u finalizuan disa nga masat dhe aktivitetet për tejkalimin e problemeve prioritare, si dhe u përcaktuan institucionet përgjegjëse për zbatimin e tyre, në fushën e PROKURIMEVE PUBLIKE.”
Në punëtori ishin të ftuar përfaqësues të organeve shtetërore, institucioneve, shoqatave, fondacioneve, sektorit privat dhe mediave, të cilët dhanë një kontribut të rëndësishëm në konfirmimin e problemeve dhe rreziqeve të identifikuara më parë, në përcaktimin e rreziqeve të reja, si dhe në përcaktimin e masave, aktiviteteve dhe institucioneve përgjegjëse për zbatimin e tyre.
Sipas Metodologjisë për përgatitjen e Strategjisë Kombëtare 2026-2030, Komisioni Shtetëror gjatë pesëvjeçarit të ardhshëm do të përqendrohet në dy fusha horizontale: Prokurimet Publike dhe Mbikëqyrjen e Zbatimit të Ligjeve, si dhe në pesë sektorë vertikalë: Drejtësia, Shëndetësia, Urbanizmi dhe Planifikimi Hapësinor, Mjedisi Jetësor, Energjia dhe Burimet Natyrore, si dhe Transporti dhe Objektet Infrastrukturale.














