Takim me ekspertin kundër korrupsionit, Drago Kos, dhe Kabinetin e Zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit mbajti takim pune me përfaqësues nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit të Qeverisë, i ngarkuar për Qeverisje të Mirë, si dhe me ekspertin kundër korrupsionit nga Sllovenia, z. Drago Kos, i angazhuar në Kabinet përmes UNOPS-it, me qëllim mbështetjen e përpjekjeve për një sistem më efikas të parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit.
Në takim u diskutua për aktivitetet dhe përpjekjet për parandalimin e korrupsionit, promovimin e integritetit dhe qeverisjes së mirë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në takim u diskutua për aktivitetet lidhur me përpilimin e Strategjisë së re Kombëtare për periudhën 2026–2030, me theks të veçantë në domosdoshmërinë e forcimit të monitorimit të zbatimit të saj dhe të rolit të Trupit Ndërinstitucional për koordinimin e aktiviteteve kundër korrupsionit në këtë drejtim.










