U MBAJT PUNËTORIA E DYTË TEMATIKE PËR SEKTORIN E URBANIZMIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSOR (PLANIFIKIM HAPËSOR, PLANIFIKIM URBANISTIK DHE NDËRTIMTARI), NË KUADËR TË PROCESIT TË PËRGATITJES SË STRATEGJISË KOMBËTARE PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT DHE KONFLIKTIT TË INTERESIT 2026–2030
Në kuadër të përgatitjeve për Strategjinë e re Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit 2026–2030, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, më 22.12.2025, mbajti punëtorinë e dytë tematike gjithëditore. Gjatë saj, bazuar në vizionin, qëllimet strategjike dhe problemet kyçe të përcaktuara më parë, u finalizuan disa nga masat dhe aktivitetet për tejkalimin e problemeve prioritare, si dhe u përcaktuan institucionet përgjegjëse për zbatimin e tyre, në sektorin e URBANIZMIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR (PLANIFIKIM HAPËSINOR, PLANIFIKIM URBANISTIK DHE NDËRTIMTARI).
Në punëtori ishin të ftuar përfaqësues të organeve shtetërore, institucioneve, shoqatave, fondacioneve, sektorit privat dhe mediave, të cilët dhanë një kontribut të rëndësishëm në konfirmimin e problemeve dhe rreziqeve të identifikuara më parë, në identifikimin e rreziqeve të reja, si dhe në përcaktimin e masave, aktiviteteve dhe institucioneve përgjegjëse për zbatimin e tyre.
Sipas Metodologjisë për përgatitjen e Strategjisë Kombëtare 2026–2030, Komisioni Shtetëror gjatë pesëvjeçarit të ardhshëm do të përqendrohet në dy fusha horizontale: Prokurimet Publike dhe Mbikëqyrja e Zbatimit të Ligjeve, si dhe në pesë sektorë vertikalë: Drejtësia, Shëndetësia, Urbanizmi dhe Planifikimi Hapësinor (Planifikim Hapësinor, Planifikim Urbanistik dhe Ndërtimtari), Mjedisi Jetësor, Energjia dhe Burimet Natyrore, Transporti dhe Objektet Infrastrukturore.
Në periudhën e ardhshme, deri në përcaktimin e tekstit përfundimtar të Strategjisë Kombëtare 2026–2030, Komisioni Shtetëror do të mbajë ciklin e dytë të punëtorive gjithëditore për secilën fushë/sektor, ku do të finalizohen problemet prioritare që shkaktojnë një nivel të lartë korrupsioni, si dhe masat, aktivitetet dhe institucionet përgjegjëse për zbatimin e tyre.












