Seanca e 28-të e KSHPK-së
Në bazë të nenit 22 të Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 12/19) dhe nenit 9 të Rregullores së Punës së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Kryetari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, miratoi:
VENDIM
për thirrje të seancës së 28 (njëzet e tetë) të
Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit
Seanca do të mbahet me datë 17.02.2026 (e martë), me fillim në ora 11:00, përmes platformës së komunikimit ZOOM, me propozimin e mëposhtëm,
RENDI I DITËS
- Propozim-procesverbal i seancës së 27-të të KSHPK-së;
- Miratimi i raportit të veçantë për gjendjet e konstatuara në financimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjen e kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve në komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2025.
- Zgjedhja e zëvendëskryetarit të Komisionit Shtetëror;
- Veprime sipas lëndëve;
- Pyetje dhe propozime;
- Veprime sipas denoncimeve nga denoncuesit.









