Raport vjetor dhe përfundimtar për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit 2021–2025
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, në seancën e 30-të, miratoi Raportin vjetor për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit 2021–2025, për periudhën 01.01.2025 deri më 31.12.2025, si dhe Raportin përfundimtar për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit 2021–2025, për periudhën 01.01.2021 deri më 31.12.2025.
Për periudhën janar–dhjetor 2025, objekt i vlerësimit ishin 137 aktivitete, nga të cilat 31 janë realizuar (23%), 60 janë të parealizuara (44%), ndërsa 46 janë në realizim e sipër (33%). Ndërkohë, një nivel i konsiderueshëm realizimi vërehet në sektorët e arsimit dhe të ekonomisë dhe biznesit, ku janë realizuar nga 6 aktivitete secili, ndërsa niveli më i ulët i realizimit vërehet në sektorët e sistemit politik, mjedisit jetësor dhe NP-ve dhe SHA-ve. Në disa sektorë, veçanërisht në urbanizëm dhe planifikim hapësinor, numri i aktiviteteve të parealizuara është i lartë, çka tregon mungesë progresi ose bllokim të proceseve.
Sa i përket realizimit të përgjithshëm të strategjisë, për periudhën nga janari 2021 deri në dhjetor 2025, shkalla e realizimit është si vijon: nga gjithsej 318 aktivitete të vlerësuara, 118 janë realizuar (37%), 109 aktivitete janë të parealizuara (34%), ndërsa 91 aktivitete janë në realizim e sipër (29%). Në Raportin përfundimtar për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit 2021–2025, për periudhën 01.01.2021 deri më 31.12.2025, Komisioni Shtetëror i kushtoi vëmendje të veçantë konstatimeve përfundimtare, si dhe dha rekomandime për institucionet kompetente lidhur me aktivitetet në fushat horizontale dhe sektorët që nuk janë në fokus të Strategjisë Kombëtare për periudhën 2026–2030.









