Raport vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2025
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, në seancën e 30-të, miratoi Raportin vjetor për punën e KSHK-së për vitin 2025, në të cilin në mënyrë të detajuar pasqyrohen aktivitetet e ndërmarra që rrjedhin nga kompetencat ligjore të KSHK-së, siç janë: Strategjia Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit, veprimi në rastet e dyshimeve për korrupsion dhe konflikt interesi, monitorimi i ligjshmërisë së financimit të partive politike dhe fushatave zgjedhore, evidentimi dhe ndjekja e gjendjes pasurore dhe interesave, zhvillimi i procedurave kundërvajtëse, kontrolli kundërkorrupsion i ligjeve dhe akteve nënligjore, forcimi i integritetit personal dhe institucional, mbrojtja e denoncuesve, lobimi, si dhe një pasqyrë e kushteve të punës dhe kapaciteteve të përgjithshme të KSHPK-së për ushtrimin e këtyre kompetencave.









