Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Transparency International – Maqedoni nënshkruan Memorandum për bashkëpunim
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Transparency International – Maqedoni më 27 prill, në hapësirat e KSHPK-së, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim, me qëllim avancimin e aktiviteteve të përbashkëta në fushën e parandalimit të korrupsionit, forcimit të integritetit institucional, transparencës dhe llogaridhënies.
Memorandumi u nënshkrua nga kryetari I KSHPK-së, Adem Çuçul dhe kryetari i Transparency International – Maqedoni Bllagoja Pandovski.

Me nënshkrimin e Memorandumit krijohet kornizë për bashkëpunim të thelluar ndërmjet dy institucioneve, përmes shkëmbimit të informacionit dhe mekanizmave për komunikim të rregullt, pjesëmarrjes së përbashkët në projekte, trajnime, konferenca, forume dhe forma të tjera të shkëmbimit të njohurive, përvojave dhe praktikave të mira. Bashkëpunimi do të përfshijë edhe përgatitjen e analizave, rekomandimeve dhe iniciativave të orientuara drejt përmirësimit të integritetit dhe standardeve profesionale në sistemin e luftës kundër korrupsionit.
Në kuadër të Memorandumit, KSHPK dhe TI-M do të bashkëpunojnë edhe në drejtim të mbështetjes gjatë zbatimit të Ligjit për mbrojtjen e denoncuesve, Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit, si dhe ligjeve të tjera me rëndësi për luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit.
Kryetari i Transparency International – Maqedoni, Bllagoja Pandovski, theksoi rëndësinë e qasjes së përbashkët në identifikimin dhe adresimin e rreziqeve korruptive, si dhe nevojën për shkëmbim të vazhdueshëm të përvojave, mbështetjes dhe ekspertizës në këtë fushë.

Nënshkrimi i Memorandumit përfaqëson edhe një hap tjetër drejt forcimit të partneritetit ndërmjet institucioneve dhe organizatave të shoqërisë civile në drejtim të parandalimit më efikas të korrupsionit, avancimit të sundimit të ligjit dhe promovimit të një kulture të integritetit, llogaridhënies dhe transparencës.








