Bashkëpunim i forcuar ndërmjet KSHPK-së dhe Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut për përmirësimin e sistemit të integritetit
Kryetari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Adem Çuçul, së bashku me anëtaren e Komisionit Sofia Spasova Medarska, realizuan takim pune me Prokurorin Publik të Shtetit Nenad Saveski, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit institucional dhe forcimit të përpjekjeve të përbashkëta për vendosjen dhe avancimin e sistemit të integritetit në prokuroritë publike.

Takimi iu kushtua aktiviteteve aktuale për përgatitjen e Politikës së Integritetit në prokuroritë publike, një proces që realizohet me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit sistemik të mekanizmave parandalues në kuadër të sistemit të prokurorisë.

Si institucion me mandat ligjor për përmirësimin e integritetit dhe parandalimin e korrupsionit, KSHPK-ja ofron mbështetje profesionale dhe udhëzime në këtë proces, me qëllim zhvillimin e zgjidhjeve të qëndrueshme, funksionale dhe të zbatueshme për menaxhimin e rreziqeve të korrupsionit.

KSHPK-ja vlerëson se forcimi i integritetit institucional në prokuroritë publike është me rëndësi thelbësore për përmirësimin e sundimit të së drejtës, si dhe për forcimin e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë.










