Ka filluar zyrtarisht edicioni i 21-të i Shkollës Verore të RAI
Sot në Ohër, Iniciativa Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI), nëbashkëpunim me projektin “Mbështetja e BE-së për forcimin e luftës kundër kontrabandimit të migrantëve dhe trafikimit tëqenieve njerëzore në Ballkanin Perëndimor” (EU4FAST) dheme mbështetjen e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, u uroi mirëseardhje 25 pjesëmarrësve nga EvropaJuglindore dhe më gjerë në një program treditor kushtuarmësimit, shkëmbimit të përvojave profesionale dhebashkëpunimit rajonal.
Përfaqësues nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Bullgaria, Kroacia, Moldavia, Rumania, Polonia dhe Ukraina do tëdiskutojnë mbi temën e sivjetme të Shkollës Verore:
“Parandalimi i korrupsionit: Mjete dhe metoda praktike përmenaxhimin e kufijve dhe migracionit”.
Shkolla Verore u hap zyrtarisht me fjalët hyrëse të Kryetarit tëKSHPK-së, Adem Çuçul, Nikola Naumovski, Këshilltar i Lartëpër Luftën kundër Korrupsionit në RAI, Ivana Panevska, Këshilltare për Mbrojtje në projektin EU4FAST, dhe Danica Stoshevska, Menaxhere Programi në Delegacionin e BashkimitEvropian në Maqedoninë e Veriut.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të punojnë me ekspertë tëshquar, të shkëmbejnë përvoja nga vendet e tyre dhe të njihenme metodologji inovative dhe mjete praktike të zhvilluara nëkuadër të projektit EU4FAST, të financuar nga BashkimiEvropian. Programi synon të forcojë kapacitetet profesionale, tënxisë të nxënit përmes shkëmbimit të ndërsjellë të përvojave dhetë krijojë partneritete afatgjata rajonale.
Duke investuar në gjeneratën e re të profesionistëve kundërkorrupsionit, ne vazhdojmë të forcojmë integritetin, llogaridhënien dhe bashkëpunimin rajonal në mbarë Evropën.
Të gjithë pjesëmarrësve u urojmë një Shkollë Verore produktive, frymëzuese dhe të suksesshme!













