Trajnim mbi politikën e re të integritetit për njësitë e vetëqeverisjes lokale
Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Znj. Biljana Ivanovska, së bashku me Ambasadorin Clemens Koja, Shef i Misionit të OSBE-së në Shkup, më 29 qershor hapën zyrtarisht programin e trajnimit mbi politikën e re të integritetit për njësitë e vetëqeverisjes lokale në Republiken e Maqedinisë së Veriut.
Gjegjësisht, politika për integritetin e njësive të vetëqeverisjes lokale përbëhet nga tetë komponentë. Qëllimi i kësaj politike është të promovojë integritetin në nivelin politik dhe administrativ, si një bazë për inkurajimin e sjelljes etike, rezistencën ndaj korrupsionit, parandalimin e konfliktit të interesit, krijimin e kushteve për zhvillimin shoqëror, pjesëmarrjen e qytetarëve në vendosjen e nevojave dhe interesave lokale, dhe besim më të madh të qytetarëve në njësitë e vetëqeverisjes lokale.
Si rezultat i bashkëpunimit midis Misionit të OSBE-së në Shkup me Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, dhe me qëllim të zhvillimit dhe zbatimit të plotë të politikës së integritetit të njësive të vetëqeverisjes lokale, filloi programi i trajnimit për Politikën e Integritetit për njësitë e vetëqeverisjes lokale.
Në periudhën vijuese nga 5 deri më 9 korrik, 36 zyrtar – përfaqësues të emëruar për integritetin e komunave nga vetëqeverisja lokale do të marrin pjesë në program dhe do të fitojnë njohuritë dhe aftësitë e nevojshme se si të forcojnë rezistencën ndaj korrupsionit duke forcuar integritetin individual dhe institucional në komuna.